Pyetjet me te shpeshta qe bejne bleresit

The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency
The Point Real Estate Agency

Pyetjet me te shpeshta qe bejne bleresit

Po blen shtepine e pare apo te peste, procesi i blerjes se nje prone krijon shume emocione dhe ndjesi nga me te ndryshmet.

Po blen shtepine e pare apo te peste, procesi i blerjes se nje prone krijon shume emocione dhe ndjesi nga me te ndryshmet.

Po blen shtepine e pare apo te peste, procesi i blerjes se nje prone krijon shume emocione dhe ndjesi nga me te ndryshmet. Nje nga menyra me te mira per t’u siguruar qe ky proces te mos krijoje ngarkesa negative eshte duke marre me pare gjithe informacionin e nevojshem ne menyre qe te jeni sa me te pergatitur.

Ka shume pyetje qe bleresit i bejne vetes apo konsulentit te tyre imobiliar gjate rruge. Ndersa po bleni nje prone, kujtoni qe nuk ka pyetje budallaqe, perkundrazi, nese ndiheni te pasigurt per cfaredolloj ceshtjeje apo hapi te ketij procesi, pyetni!!

·A duhet te blej apo te rri me qira?

Blerja e nje prone mund te jete vertet nje investim i madh. Kjo do te thote qe ndoshta per disa, marrja me qira e shtepise se tij mund te jete nje opsion me i perballueshem. Por ne situaten aktuale te tregut te financimit bankar, interesat gjithmone e me kompetitive, e kane bere blerjen nje proces jo dhe aq te paarritshem. Aktualisht interesat e kredive bankare lekunden nga 2% - 4.5% ne vit, keshtu qe duke konsideruar nje mesatare prej 3-3,5%, blerja duket mjaftueshem me interes dhe e perballueshme, duke marre parasysh qe ne fund te ketij procesi, prona mbetet e jotja.

E rendesishme eshte te thuhet qe, per sa kohe nuk ka taksa shtese per shtepine qe kemi ne zoterim, edhe mbajtja e saj, pas blerjes, mbetet e perballueshme.

·A duhet te flas me banken para se te kerkoj per shtepi?

Pergjigjia eshte PO! Duhet te masni forcat tuaja duke ditur sa ju financon banka. Sqaroni idete duke ndare deshiren nga mundesia e duke kuptuar sa mund t’i lejoni vetes. Nuk ka arsye te shikoni per shtepi 100.000 euro kur banka ju financon vetem 70.000.

Nga ana tjeter, duke kuptuar si funksionon mekanizmi i kredise, do te dini cilat jane kostot e tjera qe lidhen me te, duke filluar nga parapagimi (bankat financojne vetem 70-80% te shumes se blerjes, pjesen tjeter duhet ta keni vete), siguracione, kosto ligjore etj.

A me duhet nje Konsulent imob

iliar per te gjetur shtepine time?

Eshte e vertete! Nga here te paguash dike per te bere ate qe ti mendon se e ben vete me mire, duket vertet e tepert, ne nje proces qe kerko shpenzime vertet te medha. Pse te mos kursejme? Ato para i perdorim per lavatrice...!

E pra, edhe pse ideja e pergjithshme eshte qe shpenzoni me kot per kete sherbim, Konsulenti imobiliar mund t’ju kurseje shume para. Ai njeh tregun, di sa eshte shitur prona ngjitur me ate qe ti do te blesh, eshte i paprfshire emocionalisht dhe prandaj negocion me gjakftohtesi dhe profesionalizem.

·Kush paguan komisionin e agjensisë?

Ne tregun imobiliar shqiptar, shitesi paguan 2-3% te shumes se shitjes, nder sa bleresi paguan 1% te shumes se shitjes.

·Cilat jane cmimet e zones?

Nje bleres zgjedh pothuajse gjithmone te bleje shtepine e rradhes ne zonen ku ai ka jetuar deri ne ate moment, te cilen e njeh mire e me te cilen eshte i lidhur emocionalisht. Te gjithe shkojme drejt te njohures, e panjohura eshte pak veshtire te pranohet. Per kete arsye, nje nga te paktat ide te qarta qe ata kane kur kerkojne nje shtepi, eshte zona. Pyetja me e shpeshte qe bejne lidhet me cmimin e zones, me shitjet qe jane kryer ne zonen e tyre te interesit. Kjo ju ndihmon te kuptoni cilat jane mundesite tuaja dhe per kete, me mire se konsulenti imobiliar, nuk mund t’ju informoje askush!

·Sa prona duhet te shoh para se te vendos?

Nuk ka nje pergjigje te duhur per kete pyetje. Nese Bleresi eshte i qarte ne idete dhe mundesite e tij dhe bashkepunon me nje Konsulent te zot imobiliar, ky i fundit eshte i afte t’i ofroje minimalisht 4-5 prona qe perkojne me deshiren dhe pritshmerine e bleresit dhe mendoj qe ky eshte nje numer i mire per te krijuar nje ide te qarte e per te bere zgjedhjen e duhur. Te vizituarit e me shume pronave vetem ngaterron idete dhe e ben me te veshtire vendimarrjen.

·Si funksionon procesi i shitblerjes?

Nje nga pyetjet me te shpeshta eshte cfare ndodh pasi pranohet oferta e palet bien dakord per cmimin dhe kushtet e blerjes.

Palet i drejtohen zyres noteriale se ciles i parashtrojne kerkesat e tyre ne lid

hje me kushtet e kontrates se shitblerjes. Zakonisht Noterin e zgjedh Bleresi. Noteri ka per detyre te kontrolloje origjinen e prones, te beje rifreskimin e dokumentit te pronesise per te pare nese prona eshte e lire nga barra apo detyrime, te hartoje kontraten e shitblerjes sipas kushteve per te cilat palet kane rene dakord.

Pas firmosjes se kontrates se shitblerjes, Bleresi depoziton shumen e blerjes ne llogarine e noterit, shume e cila mbetet e bllokuar ne ate llogari deri ne diten e daljes se certifikates se re te pronesise ne emrin e tij.

Behet aplikimi ne hipoteke per kalimin e pronesise se apartamentit ne emer te bleresit dhe aplikimi per nxjerrjen e certifikates se re te pronesise. Keto dy veprime mund te behen nga vete Bleresi, por edhe nga Noteri perkundrejt nje tarife shtese prej 5.000 leke te reja.

Pas daljes se certifikates se re te pronesise ne emer te Bleresit, Noteri kalon shumen ne llogarine bankare te shitesit dhe transaksioni quhet i mbyllur me sukses! Nuk ju ngelet vecse ta gezoni shtepine e re!!!

The Point Real Estate Agency