Keto fjali I degjojme shpesh gjate punes sone te perditshme,
nga shume kliente te cilet perballen me sasine e madhe te informacionit dhe
vendimeve qe duhet te marrin, sapo vendosin te shesin pronen e tyre.
E dime edhe ne, nuk eshte e lehte! Brenda atyre mureve ka
kaq shume histori personale, ngjarje qe doni t’I kujtoni te tjera qw preferoni
ti fshini nga kujtesa…jeta eshte e perbere nga rrethana te ketij lloji dhe nje
pjese e mire e tyre ndodhin aty, ne sallonin e vogel ku cdo gozhde ne mur flet
per nje kujtim te varur aty, me se shumti per te mos u harruar…
Ne ishim mesuar te jetojme gjithe jeten tone brenda mureve
te se njejtes shtepi…historia qe kemi kaluar na ka beret e besojme se te kesh nje
shtepi tenden eshte kaq e veshtire, pothuajse e pamundur, prandaj, nga casti qe
e ke, mbaje fort e mos e lesho.
Per fat te mire kjo histori I perket pikerisht
historise…tanime mund te sillemi edhe ne si gjithe bota te cilen e marrim per
shembull ne gjithcka: te nderrojme shtepi 2-3 here gjate jetes, duke mbajtur
parasysh rritjen e familjes, rritjen e te ardhurave si dhe deshiren njerezore
per te pasur gjithmone me shume, me mire…!
E pra, ja ku e more kete vendim!
Po tani? Cfare te besh?
Si fillim, bej nje investim te vogel ne shtepi. Nje
rifreskim I bojes neper mure, me ngjyra te lehta, plot drite, ndoshta
permiresimi I tualetit, nderrimi I perdeve, apo gjithcka tjeter qe ndryshon
pozitivisht imazhin ndoshta te lodhur te prones suaj, duke I dhene asaj freski.
Ju siguroj qe parate qe do te shpenzoni per keto permiresime, do t’ju kthehen
si ne cmimin me te larte qe mund te merrni nga shitja, ashtu edhe ne shkurtimin
e kohes se shitjes.
Se dyti, mblidh gjithe dokumentacionin e prones, mbaje ne nje dosje te vetme dhe
gjithmone te gjendshme, pasi ky dokumentacion duhet te jete ne dispozicion qe
nga momenti I listimit per shitje e deri ne momentin e firmosjes se kontrates
prane zyres noteriale.
Se treti, vendos te punosh me agjentin tend imobiliar te
preferuar. Si ta zgjedhesh, nese nuk e ke nje?
Mjafton te kerkosh nje analize te krahasuar tregu e cila duhet te kete
disa elemente besueshmerie brenda, si psh: shitjen e fundit ne zonen ku ti
jeton, cmimin e listimeve te tjera ne zonen ku ti jeton si dhe cmimin qe ti
vete pretendon te marresh, per te nxjerre nje mesatare realiste, e cila do ta
bente pronen tende te shitshme. Kerkoji agjentit te inspektoje hollesisht
pronen, te beje fotografi te mira qe nxjerrin ne pah gjithe vlerat e prones
tende, ofroji atij gjithashtu gjithe ndihmen dhe mbeshtetjen e mundshme per ta
bere punen e tij sa me mire, duke sistemuar shtepine perpara mberritjes se tij,
duke prezantuar nje prone te rregullt e te paster, e cila eshte malli qe
ti kerkon te shesesh, si e tille duhet
prezantuar bukur. I keni parasysh mollet e kuqe kur vendosen ne rresht neper
arka, te sistemuara me rregull, te pastruara aq sa u shkelqen lekura? Po ato te
hedhura ne nje kosh te madh? Me siguri qe po!! Ju vete, ke do te blinit te
parat? Une them qe mollet e kuqe kane shume me teper shans per t’u shitur, me
cmim me te larte e ne kohe me te shkurter. Mendoni per kete, kur prezantoni
shtepine tuaj tek agjenti imobiliar, qe ehste vitrine juaj, apo edhe te
bleresit e mundshem qe do te vizitojne shtepine bashke me te.
Dy fjale per agjentin imobiliar…e dime, ne jemi djalli qe ju
merr 3%...por ne jemi gjithashtu, ata qe shohim dhjetera e qindra shtepi e te
bejme dallimin midis njeres dhe tjetres; ne dime t’ju ndihmojme per te vendosur
cmimin me te drejte per pronen tuaj, ne menyre qe jut e mos pretendoni cudira e
prona te mos shitet kurre, apo te ulni pazarin tuaj aq shume sa te mos merrni
nje vlere te drejte per pronen tuaj. Ne kemi kaluar aq shume si ju gjate punes
sone, sa jemi te ftohte nga cdo emocion, dhe per kete arsye nuk gabojme; ne
dime t’ju drejtojme gjate gjithe procesit, te marrim persiper shume nga
angarite qe lidhen me te, per t’jua bere diten me te kendshme dhe shitjen me
pak te lodhshme. Ne dime t’I japim shkelqimin e merituar prones suaj, t’I japim
vitrinen e ndricuar qe juve vete ju mungon dhe ta shesim! Sikur ju te na
ndihmonit duke na besuar…cdo dite nga pak me shume!!
Se katerti, informohuni nepermjet agjentit tuaj, per
detyrimet tatimore qe rrjedhin nga shitja e prones, deri ne detaje. Cdo agjent
imobiliar, I pergatitur e me experience, di t’ju thote ne maje te gishtave sa I
takon te paguaje kujt, ne menyre qe jut e dini sa do t’ju mbetet neto ne
perfudnim te shitjes dhe te pergatiteni per investimin tuaj te ri. Detyrimet qe
I takojne shitesit, e qe rendojne me shume, jane tatami mbi te ardhurat (=15% e
differences mes shumes se blerjes dhe asaj te shitjes) si dhe komisioni I
agjensise imobiliare (pergjithesisht 3% e shumes se shitjes). Detyrimet
noteriale dhe ato te kalimit te pronesise I takojne bleresit.
Se fundmi, mos u tregoni kokeforte ne negociata. Cdo
investim, nese zgjatet ne kohe, nuk e merr asnjehere mbrapsh vleren e pritur.
Nese keni investuar shume ne interierin e prones suaj, por
zona ku e keni bere ate investim nuk e justifikon investimin, mos prisni
asnjehere t’ju kthehet gjithe investimi. Gabimi ka qene I juaj kur keni
vendosur te hidhni shume para ne zonen e gabuar. Asnje bleres nuk do te paguaje
gabimin tuaj, keshtu qe ne kete rast mblidhni mendjen te humbisni!