Blog

Procesi i blerjes!

Blerës, o Blerës…ti më shumë se kushdo duhet të më lexosh!

Akoma më e vështirë paska qenë për ty, apo jo? Të ka ndodhur të duash të blesh nje veshje të bukur për një darkë, por, edhe pse i ke lekët, edhe pse bredh në gjithë dyqanet e qytetit, asnjëherë nuk e gjen dot plotësisht atë që kërkon? E pra, vështirësia shumëfishohet kur kërkon të blesh shtëpi, mes mijëra ofertave që trazojnë tregun, dhjetëra legjendave urbane që lidhen me historinë e atij që e kishte shitur 2 herë apartamentin, apo të atij tjetrit që ia mori banka, apo të nje tjetri që e bleu për 100 m2 dhe përfundoi me 80…e sa e sa historira të pakëndshme që të bëjnë të stepesh sa herë mendon ta hedhësh atë hap. Pyet shokë, miq e kushërinj që kanë blerë diçka të ngjashme më parë, po ku e dinë ata çfarë të të thonë…ata vetëm një herë kanë blerë një shtëpi, kohë më parë…!

Ja pra, cfarë duhet të dish, mund të t’i them unë si dhe çdo agjent i përgatitur dhe me eksperiencë.

Së pari, dhe më e rëndësishmja ndër të gjitha, ulu me familjen tënde, bëj llogaritë më laps në dorë dhe vlerëso paratë që ke në xhep, kupto mundësitë e tua reale, jo ëndrrat, as dëshirat, vetëm ato që realisht I ke në dispozicion, sepse vetëdija në lidhje me buxhetin është hapi i parë më i rëndësishëm që do të të lehtësojë gjithë të tjerët.

Së dyti, sot, në morinë e pronave të listuara nëpër agjensitë e ndryshme imobiliare, ke mundësinë të mësosh gjithçka për tregun, për çmimet, për cilësinë e ndërtimit, thjesht duke konsultuar faqet web ku ne listojmë pronat në portofolin tonë. Është I hapur, pa pagesë dhe i lehtë për t’u përdorur. Mjafton të zgjidhni zonën, hapësirën e çmimit ku mund të luhateni, numrin e dhomave dhe sipërfaqen, dhe ja ku shfaqen para jush dhjetëra e dhjetëra fotografi, me ngjyra, disa të bëra bukur, disa që nuk të tërheqin fare…në këtë rast, mbaj parasysh që fotoja në pjesën më të madhe të rasteve, e prezanton pronën më keq nga sa ajo është në të vërtetë.

Së treti, po aq e rëndësishme sa e para, kthjello idetë, duke detajuar sa më shumë të jetë e mundur kërkesat e tua. Prano me veten që asnjëherë nuk do të gjesh 100% të asaj që po kërkon dhe që kompromisi dhe logjika e ftohtë do të të ndihmojë të arrish më të mirën.

Po si mund të jesh ti gjakftohtë e objektiv kur gjithcka ke, apo edhe ato që nuk ke e do t’i marrësh borxh për t’i shlyer në 20 vitet e ardhshme të jetës tënde, po i hedh në këtë investim? Jo, sigurisht që je i trembur e konfuz…por unë nuk jam. Unë flas me 2-3 si ti në ditë dhe e di se cfarë ju shqetëson. Çdo blerës, me gjithë ndryshimet që rrjedhin nga individualiteti i gjithësecilit, paraqet të njëjtat “simptoma”: djersitje, pasiguri, mosbesim dhe teorinë “më mirë di ta bëj vetë”. Më besoni, më mirë dimë ta bëjmë ne. Shikojmë shumë blerës, shikojmë shumë prona, dimë me sa janë shitur së fundmi, dimë të dallojmë me shikim të parë të mirat dhe të këqijat e çdo prone dhe t’ju ruajmë nga gabimet.

Prandaj, këshilla ime e katërt, zgjidhni agjentin tuaj dhe besojini njohurive të tij dhe eksperiencës në treg. Nëse nuk njihni asnjë e puna nuk ju ka lidhur më parë me ta, merrni referenca nga miqtë tuaj ose thjesht besojini intuitës suaj dhe vendosni të punoni me atë që ju ngjan më shumë.

Nga ky çast, fillon procesi i vërtetë i blerjes. Ndihmojeni agjentin të jetë sa më i saktë në propozimet e tij, duke i ofruar listën e detajuar të nevojave tuaja dhe mbi të gjitha duke i folur për buxhetin e blerjes. E di, sa para keni në xhep është vetëm puna juaj. Por në këtë moment bëhet edhe puna jonë, pasi duhet t’ju njohim mirë që t’ju shërbejmë akoma më mirë. Kështu pra, fillon kërkimi, përzgjedhja e një numri pronash interesante për ju! Kujtoni gjithmonë prioritetin dhe qëndrojini besnik listës suaj, mos u shpërndani nëpër zona, mos hiqni dorë nga ajo pjesë e pronës që është shumë e rëndësishme për ju.

Vizitoni nga afër të paktën 5-7 prona…nëse lista juaj është e plotë dhe e detajuar dhe nëse agjenti e bën mirë punën e tij, janë të mjaftueshme që ju të keni mundësinë të zgjidhni. Mos u çorodisni duke vizituar me dhjetëra shtëpi, asnjë prej tyre nuk do të ketë 100% të asaj që ju keni në mendje, por ama besojini ndjesisë suaj të parë në momentin që hyni në secilën prej tyre. Ndjesia e parë flet për energjinë që ju perceptoni aty brenda e që do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kohës që do të jetoni aty, flet për lidhjen e menjëhershme që ju po krijoni me të…vërini veshin ndjesive dhe zërit tuaj të brendshëm, dëgjojeni ndërsa ju flet vazhdimisht në vesh dhe mbajeni parasysh kur të merrni vendimin.

Vendimi!!! Hapi më i rëndësishëm i të gjithë procesit është bindja e vetes, familjes, nganjëherë edhe miqve e kushërinjve që vijnë t’ju japin mendim, që ajo është shtëpia e duhur për ju. Mbani mend, ato mure do të mbushën me kujtimet e jetës suaj, e të askujt tjetër!!

Keni negociuar çmimin, kushtet e pagesës, çfarë përfshihet në çmim, si është çështja e taksave etj. Agjenti juaj ka mbajtur barrën kryesore të kësaj faze, duke punuar për ju edhe kur ju shijoni fundjavën apo kur shkoni në punë. Detyra e tij është të arrijë marrëveshjen më të mirë për ty dhe mbi të gjitha të jetë transparent, të të vërë në dijeni për të gjitha hapat që po ndjek. Vendimet, të vogla apo të mëdha, i merr vetëm ti!!!

Në këtë pikë, agjenti duhet të ketë në dispozicion dosjen me dokumentacionin e pronës së zgjedhur. Merrni një kopje dhe së bashku me të bëni takimin e parë me noterin. Kërkoni përditësimin e kartelës së pronësisë dhe bëhuni gati për transaksionin.

Noteri harton kontratën e shitblerjes ku reflektohen të gjitha kushtët që agjenti ka ndërmjetësuar e rënë dakord për ju. Ditën e firmosjes, duhet të keni me vete një dokument identifikimi dhe të kërkoni që Shitësi të ketë sjellë kopjen origjinale të dokumentacionit të pronësisë, dokumentat e tij të identitetit (kujtoni që, nëse është më shumë se një pronar, të gjithë duhet të sjellin dokumentacionin e kërkuar), si dhe një çertifikatë familjare ku tregohet statusi i shitësit (sipas ligjit shqiptar, nëse shitësi është i martuar, miratimin për shitjen duhet ta japë edhe bashkëshorti/bashkëshortja, edhe kur ky i fundit nuk rezulton në titullin e pronësisë). Kërkoni gjithashtu t’ju provohet nëpërmjet dorëzimit të librezave të energjisë elektrike dhe ujit, që nuk ka detyrime të prapambetura, të cilat mund t’ju mbarten juve, pas kalimit të pronësisë.

Kërkojini agjentit t’ju bëjë një foto ndërkohë që po firmosni kontratën! Ky është një moment historik për familjen tuaj dhe e meriton të mbetet në albumin tuaj fotografik.

Me kontratën në dorë, shkoni në bankë dhe bëni transfertën e shumës ne llogarinë escrow të Noterit. Ligji ju mbron, duke i mbajtur paratë tuaja pezull, në llogarinë e një përfaqësuesi të ligjit sic është noteri, deri sa apartamenti të kalojë plotësisht në emrin tuaj dhe çertifikata e re e pronësisë të jetë lëshuar nga zyra e Hipotekës. Vetëm atëherë, ju jeni bërë plotësisht pronar dhe vetëm atëherë Noteri ka të drejtën të transferojë paratë në llogarinë e shitësit.

Tani jeni bërë me shtëpi…! Ta gëzoni e jetofshi kujtime të bukura!  





The Point Real Estate eshte nje agjensi imobilare e cila ofron prona per shitje dhe qera ne te gjithe Shqiperine. Tek ne ju mund te gjeni lehtesisht cfaredolloj prone, qofte per blerje, shitje apo qera. Ne kujdesemi qe te ofrojme tek klientet tane prona qe ato duan, sipas specifikimeve te tyre. Je nje student qe po kerkon nje prone me qera, nje individ cili kerkon te bleje nje prone, nje pronar qe kerkon te shese nje prone, ne jemi zgjidhja e duhur. Tek The Point Real Estate do te gjeni mbi 200 prona per shitje dhe mbi 300 prona me qera. Shumellojshmeria e pronave qe ne disponojme e ben me te lehte zgjedhjen tuaj. Ne nuk mjaftohemi thjesht me gjetjen e prones por jemi aty per te sherbyer gjer ne fund qe klineti jone te mare sherbimin me te mire dhe te mbetet I kenaqur me ne. Per ne klineti eshte partneri jone, gjetja e nje prone sipas kerkesave te tij eshte detyra jone te cilen e realizojme me aq shume dashuri dhe perkushtim. Ne ofrojme prona per klientet tane duke filluar nga apartamentet e reja apo te vjetra ne Tirane apo qytete te tjera, vila luksoze, shtepi, zyra, bare, hapesira per banka si dhe toka ne te gjithe Shqiperine. Pronaret me te cilet punojne, na ndihmojne per ta bere punen me te thjeshte nepermjet ofrimit te pronave te cilat jane ne kushte shume te mira. Shitja apo dhenia me qera e ketyre pronave eshte me e lehte per ne. The Point Real Estate ofron nepermjet agjeteve te saj nje shumellojshmeri pronash, duke filluar nga pronat e vecanta, ambjentet komerciale si dhe ambjente rezidenciale. Pronat e vecanta perfshijne te gjitha ato prona te cilat kane disa karakteristika qe i dallojne ng ate tjerat. Tek ne do te gjeni nje shumellojshmeri pronash me specifikime te ndryshme, cka do ju ndihmoje ju per te perzgjedhur nje prone te vecante. Agjensia jone imobilare ofron edhe ambjente komerciale si banke, bare, hotele, zyra, restorante, dyqan, magazine. Ambiente komerciale ofrohen sipas llojit te biznesit qe klienti kerkon te krijoje. Numri i madh i amjenteve komerciale qe ne ofrojme e ben shume te lehte zgjedhjen e klientit. Ne agjensine tone ne ofrojme gjithashtu edhe ambjente rezidenciale duke filluar nga, apartamentet, grasionere, shtepi pushimi, shtepi private e vila. Ambientet rezidenciale qe agjensia jone disponon jane ne kushtet me te mira si dhe ndodhen ne zona strategjike te Tiranes apo edhe qyteteve te tjera te Shqiperise. Ne ambiente rezidenciale qe ne ofrojme disponojme edhe shtepi pushimi, per tu ardhur ne ndihme te gjithe atyre qe kerkojne nje vend sa me te mire per te pushuar. Ne agjensine tone ne operojme me 7 agjent shitje. Agjentet tane jane ne cdo moment ne dispozicion te klientit per ti ofruar atij sherbimin e duhur. Agjentet nuk sherbejne vetem per te ndihmuar klientin per te gjetur pronen qe kerkon por per ti ofruar atij te gjitha sherbimet e nevojshme qe ajo prone te behet e tija dhe ai te mbetet i kenaqur.