Për gjithë miqtë dhe blerësit e pronavë të patundshme… si dhe
për gjithë ata që akoma nuk e kanë kuptuar cfarë do të thotë real estate dhe se
si në gjithë botën ka qenë sekreti i vënies së pasurisë!
Më lejoni të filloj duke ju thënë që jam në sektorin e pronave
të paluajtshme prej 10 vjetësh tashmë, jo vetëm si konsulente pronash, por edhe
si investitore dhe drejtuese e THE POINT Real Estate. Çfarë kam mësuar është që,
edhe në kohët më të këqija, rritja e vlerës së pronës në një treg imobiliar, është
përgjigjia e vërtetë në ndërtimin e një mirëqënieje financiare të qëndrueshme.
Do t’ju shpjegoj në këtë shkrim pagesat dhe normat e
interesit, si dhe luhatjet e vlerave tregut për ta bërë sa më të kuptueshëm për
ju titullin e këtij shkrimi. Pse nuk duhet t’i lini paratë tuaja në bankë?
Megjithë kohët e vështira për të cilat flasim e ankohemi të
gjithë, e me të drejtë, çudia ndodh: Pronat e paluajtshme shiten!! Ndërtimet e
reja janë provë konkrete e kësaj deklarate. Ato shiten që në ndërtim…! Përveç
blerësve që kanë nevojë për një banesë personale për vete e familjen e tyre,
qoftë si blerës për herë të parë, ashtu edhe si blerës të cilëve u ndryshojnë nëvojat
me rritjen e familjes, ka një kategori shumë interesante blerësish të cilët kanë
vendosur të bëjnë dy llogari dhe të kuptojnë qartë që ato dy kursime ia vlen më
mirë t’I hedhësh në tulla e llaç, prona dmth, se sa t’I lësh te vdekura në bankë.
Në eksperiencën e punës sonë të përditshmë, kjo kategori është
gjithmonë e më shumë në rritje.
Por cilat janë faktet?
Le të shohim si fillim çfarë ofrojnë bankat, duke marrë për
lehtësi të kuptuari shumën prej 100.000 euro, për një afat 12-mujor. Për sa kohë
dhe cili është fitimi që realizoni nga disa para të bllokuara diku e pa mundësi
t’i përdorni për asgjë tjetër?
Sipas një rrëmimi dhe analize që bëra, bisedave të zhvilluara
dhe statistikave të publikuara nga vetë tregu banker shqiptar, 100.000 eurot
tuaja, në rastin më të mirë, do t’ju japing 1.6% interes në vit…le ta shpjegojmë
më shifra konkrete.
100.000 x 1.6%= 1600
euro/vit.
Ndarë në 12 muaj = 133 euro/muaj fitim nga interesat.
Mos të harrojmë gjithashtu që këto 100.000 euro nuk pësojnë
asnjë shtim vlere gjatë gjithë vitit.
TANI…le të flasim për REAL ESTATE.
Me 100.000 euro mund të blini në Tiranë një apartament 2+1, në
një zonë relativisht të mirë.
Kjo pronë do t’ju japë juve mundësinë, në rastin më të keq, të
fitoni të paktën 350 euro/muaj.
350 euro x 12 muaj = 4200 euro/vit që vijnë nga qeraja.
DHE JO VETËM KAQ!!
Prona juaj me vlerë 100.000 euro, duke pasur parasysh pritshmërintë
e rritjes se tregut dhe ecurinë e tij, pas një viti do të vlejë 110.000 euro.
Nëse kjo rritje prej 10% ndodh cdo vit dhe vlerës së përgjithshme
të pronës suaj tani i shtoni edhe interesat e gjeneruara nga qeraja, investimi
juaj do të jetë kthyer në xhepin tuaj para përfundimit të vitit të gjashtë.
Por le t’u kthehemi edhe njëherë pagesave të bankës.
Sipas normave të interesit që shpjegova më parë, 100.000 eurove
të depozituara në një llogari bankare me afat do t’ju duhej 62 vjet për t’u
kthyer sërish në xhepin tuaj. Pra, 10 herë më gjatë se sa po të investoni në
blerjen e një prone.
Vetëm ky shembull mjafton për të kuptuar se pse të pasurit
kanë të paktën 10 herë më shumë para.
Unë kam bindjen se është në interesin tënd më të mirë, në
interesin tim dhe të vendit ku jetojmë që paratë që gjenerojmë të mbeten në xhepat
tanë e në Shqipëri dhe jo nëpër llogari bankare të ndonjë banke të huaj që vjen
këtu për të përfituar nga e njëjta formulë.