Gjeni lagjen e përshtatshme për ju

Lagjet më të përshtatshme për stilin tuaj të jetesës dhe agjentët që i njohin më mirë ato.

Blloku

Zona rezidenciale e Bllokut karakterizohet nga një jetë luksoze dhe është destinacioni për blerjet e shtrenjta, me bare dhe kafene, restorante trend, butikë, dyqane dhe stil jetese të lartë. Është destinacioni i pare për argëtim, duke e bërë këtë pjesën më të “gjallë” të Tiranës. Blloku është një lagje komode për ecje, lehtësisht e aksesueshme nga pjesa më e madhe e Tiranës. Hyrja e Bllokut është vetëm 10–15 minuta në këmbë nga qendra e qytetit. Zhvillimet e reja të projekteve kanë filluar duke vënë në disponibilitet shumë banesa dhe apartamente të reja ekskluzive për blerje. Çmimi mesatar për zonën është 2500 euro/m2, një rritje prej 20% nga vetëm 5 vite më parë.