Gjeni lagjen e përshtatshme për ju

Lagjet më të përshtatshme për stilin tuaj të jetesës dhe agjentët që i njohin më mirë ato.

Komuna Parisit

Komuna e Parisit është një zonë e re e zhvilluar në Tiranë. E ndërtuar në 20 vitet e fundit, kjo lagje ka një sistem urban të mirëorganizuar dhe lidhet lehtësisht me autostradat e reja që të çojnë në Durrës dhe Elbasan. Zona ka ndërtesa të reja dhe komplekse të mirëadministruara, që mund të ofrojnë të gjitha lehtësitë që do t'i duheshin një familjeje të re për një jetesë të mirë, me kafene të bukura, restorante të mira, qendra tregtare, hipermarkete etj. Klientët që e preferojnë më tepër këtë zonë janë familjet e reja, profesionale e në rritje. Çmimi mesatar është 1300 euro/m2, që është një rritje prej 50% nga vetëm 5 vite më parë.