Rruga 40 Shenjtoret , Sarande
Një apartament premium 2+1 ofrohet për shitje në një nga zonat më të kërkuara të Sarandës, në Rrugën Naim Frashëri, pas Hotel Butrintit dhe vetëm 100 metra nga plazhi, shumë pranë shëtitores dhe qendrës së qytetit. I pozicionuar në katin e parë të një ndërtimi modern të vitit 2024, apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 192.75 m² dhe organizohet në një sallon të ndriçuar me kuzhinë open-space, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një verandë panoramike prej 86.17 m² me pamje të bukur nga deti. Godina është ndërtuar me standarde të larta, me fasadë të ventiluar, izolim termik, parkim nëntokësor, dy ashensorë dhe siguri 24/7, si dhe ofron facilitete luksoze si rooftop bar, restorant dhe infinity pool. Falë vendndodhjes strategjike dhe cilësisë së ndërtimit, kjo pronë është ideale për banim, pushime apo investim. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.