Përshkrimi i Punës
Nëse po kërkoni të zhvilloni një karrierë te suksesshme dhe të kënaqshme në fushën e pasurive të paluajtshme, bashkohuni me ne tek THE POINT Real Estate. Stafi ynë profesional është i gatshëm t'ju çojë drejt suksesit, duke ofruar mundësi të larta shpërblimi dhe strukturën më konkurruese të komisioneve në treg. Ne jemi në kërkim të një agjenti të sigurt të pasurive të paluajtshme për të zgjeruar ekipin tonë.
Detyrat dhe Pergjegjesite
- Identifikoni pronat për shitje ose me qira, si dhe blerësit ose qiramarrësit e mundshëm.
- Të veprojë si ndërmjetës në negociatat ndërmjet palës blerëse dhe palës shitëse, duke përfaqësuar të dyja palët njëkohësisht ose edhe vetëm njërën prej tyre.
- Të promovojmë shitjen e pronave të portofolit tonë përmes njoftimeve, reklamave, aktiviteteve të përcaktuara në planin tonë të marketingut.
- Krahasoni një pronë me një tjetër në një zonë të caktuar për të bërë analiza krahasuese të tregut.
- Këshilloni klientët për kushtet e tregut, çmimet, mundësitë e kreditimit, çështjet ligjore mbi pronësinë etj.
- Intervistoni klientët për të kuptuar llojin e pronës që ata dëshirojnë, cilat janë nevojat e tyre dhe mundësitë financiare për përfundimin e transaksionit.
- Shoqëroni blerësit gjatë vizitës në pronë, duke i këshilluar për vlerën dhe mundësitë që ofron prona që ata po vizitojnë.
- Verifikoni statusin e pronësisë së pronave në portofolin tuaj.
- Përgatitja e dokumentacionit për mbylljen e kontratave.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare
- Minimumi 2 vite përvojë pune, mundësisht në profile të ngjashme
- Njohuri të Gjuhës Angleze
- Aftësi komunikimi dhe aftësi të forta negociuese
- Njohuri kompjuterike dhe elektronike
- Aftësi për të punuar në grup