Rreth nesh
THE POINT STRATEGIES shpk. është një firmë profesionale e pasurive të patundshme butik që u themelua në vitin 2009 si eksluziviteti i parë i CENTURY 21. Në vitin 2015 THE POINT STRATEGIES e ndau sistemin e ekskluzivitetit, duke u bërë firma më prestigjioze e pasurive të patundshme në Tiranë, një kompani e pavarur dhe e respektuar e ndërmjetësimit të pasurive të patundshme. Në tregun e sotëm, ne jemi një firmë konsulence e nivelit të lartë me një bazë klientele prej disa mijëra transaksionesh të suksesshme. Rritja e Shqipërisë dhe reputacioni i mirë i drejtuesve të saj, kanë bërë që THE POINT të jetë \"pika e referimit\" për pasuritë e patundshme në Tiranë, jo vetëm për transaksionet e blerjeve dhe shitjeve, por edhe për investimet në prona të papërfunduara, si dhe për zhvillimin e strategjive në blerjen e parcelave të mëdha të tokës për projektet energjitike shqiptare. Stafi ekzekutiv është vlerësuar në rang ndërkombëtar dhe e ka kthyer THE POINT STRATEGIES në një kompani që ecën me rritje të shpejta dhe me një vizion pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndaloni… Le të takohemi së bashku…. Shihni se si THE POINT mund të tejkaloj pritshmëritë tuaja dhe të bëhet një partner thelbësor në planet dhe synimet tuaja në tregun shqiptar.


Misioni ynë
Për të zbatuar, planifikuar dhe ndjekur të gjitha projektet. Të tejkalojmë pritshmërite në të gjitha blerjet, shitjet, investimet dhe aspiratat e zhvillimit në një mjedis gjithnjë në rritje, me profesionalizëm absolut dhe përkushtim ndaj detyrave në fjalë është më e rëndësishmja për klientët tanë.


Komuniteti ynë
Drejtuesit e THE POINT STRATEGIES janë anëtarë të bordit dhe bashkëiniciatorë të “NAREA”s, Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Pasurive të Patundshme. Përmes punës së palodhur në komunitetin e pasurive të patundshme, ne e kemi vendosur tregun e pasurive të patundshme në një rrugë të drejtë për shërbimin profesional dhe vizionin që të gjithë profesionistët e pasurive të patundshme mbajnë në të ardhmen e jashtëzakonshme financiare të Shqipërisë.