Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha) dhe sipërfaqe ujore 38’400m2, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit. Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe faciliete të shumta për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës dhe kaosit të përditshëm të qyteteve. Shërbimet: Aquapark, Pishina, Marine Port, Bar, Restorant. Facilitete: Plazh Privat, Port Ankorimi për mjete lundruese, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive. Një ndër pikat e forta të këtij projektit është kanali, i cili lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit, që gjithashtu siguron një sistem ekologjik për drenimin dhe mbledhjen e ujërave siperfaqesore të të gjith rezidencës, siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij, për çdo banesë në rezidencë i aksesohet një post parkimi ne kanal. Vila ka një sipërfaqe fizike 131 m2, e cila organizohet ne ambientin e ngrënies, gatimit dhe kuzhina, një tualet, të aksesueshme me verandën. Kati i dytë është i organizuar në tri dhoma gjumi, dy matrimoniale, një dhomë gjumi për fëmijë dhe një tualet.