Kjo vilë 3-kateshe shtrihet ne pjesen premium te kompleksit te ri që pritet të përfundojë në vitin 2026 në Dhërmi. Ky kompleks rezidencial është projektuar për të ofruar një kombinim të arkitekturës moderne dhe bukurisë natyrore, duke krijuar një mjedis të jashtëzakonshëm dhe infrastrukture te mireorganizuar për banorët. Vila është projektuar ne 3 kate me siperfaqe ndertimi 570 m2. Kati perdhe ka nje siperfaqe prej 227 m2 dhe organizohet ne nje salon me pamje te hapur dhe te mrekullueshme te detit. kuzhine dhe dhome ngrenie, nje dhome extra, nje dhome gjumi me tualet, tualet shtese dhe depo. Kati i pare ka nje siperfaqe prej 146m2 dhe organizohet ne 2 dhoma matrimoniale me garderobe dhe tualet si dhe ballkon te gjelberuar; nje dhome gjumi me tualet, dhe nje verande me siperfaqe 44 m2. Kati nentoke ka nje siperfaqe prej 197 m2 dhe organizohet ne nje sallon me kuzhine dhe ambient ngrenie, nje ambient te pershtatshem per palester, dush, tualet dhe ambienti teknik. Vila ka dhe 2 vende parkimi. E vecante eshte pishina prej 32 m2. Nje zgjedhje e shkelqyer per nje jetese mes luksit dhe natyres.