Rruga Panorama e Liqenit , Tirane
Kjo vilë unike ndodhet në një nga rezidencat më prestigjioze dhe moderne, Swan Lake Residence, pranë Liqenit të Farkës, vetëm pak minuta larg qendrës së Tiranës. Me një sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 218 m², verandë prej 98 m², dhe pishinë private 42 m². Kati -1: Përfshin oborrin dhe pishinen, me hyrje direkte ne sallon dhe kuzhine, si dhe nje tualet me lavanderine. Kati 0: Organizohet ne 2 dhoma gjumi, 1 ballkon, 1 tualet, dhe dalje ne verande. Kati 1: Ne kete kat qendron dhoma matrimoniale, e perbere nga nje garderobe, 1 tualet dhe dalje ne ballkon. Karakteristika të Veçanta: Pishinë private dhe oborr i rrethuar për momente relaksi dhe privatësi maksimale. Tarrace e shfrytezueshme per te shijuar pamjen dhe rrezet e diellit. Pozicion strategjik në pjesën perëndimore të liqenit, me pamje mahnitëse drejt Malit të Dajtit. Kjo residence është projektuar për ata që kërkojnë të jetojnë në harmoni me natyrën, duke kombinuar privatësinë, qetësinë dhe komoditetin me mundësinë për të qenë pranë kryeqytetit. Rezidenca ndodhet në një zonë të qetë dhe të pastër, ideale për ata që vlerësojnë aktivitetet në natyrë dhe një stil jetese elitar.