Jepet me qira ambient komercial me siperfaqe nga 360-520 m² /kat në godinën më të re dhe moderne në qendër të qytetit, Alban Tower, një ndërtesë ikonike që bashkon arkitekturën bashkëkohore me teknologjinë më të avancuar dhe ndërtimin e qëndrueshëm. Ky ambient përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi për biznese që kërkojnë një lokacion strategjik dhe prestigjioz, pranë institucioneve kryesore dhe akseseve të rëndësishme të qytetit. Ambienti ofron komoditet dhe funksionalitet maksimal, me 7 ashensorë Schindler, dritare Schüco nga dyshemeja në tavan me izolim termik, fasadë të ventiluar, sistem dyshemeje të ngritur dhe tavane të varura. I pajisur me sistem HVAC qendror dhe infrastrukturë të plotë për mbrojtje nga zjarri sipas standardeve europiane, ky ambient është gati të përshtatet sipas çdo nevoje biznesi modern.