Rolling Hills by the Lake , Tirane
Kjo vile ndodhet ne Rolling Hills Liqeni i cili shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës dhe buzë liqenit, në një eksperiencë që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës, në ajër të pastër. Një vend qetësie dhe çlodhjeje, për një jetesë elegante, unike dhe luksoze. Rolling Hills Liqeni është konceptuar si një kompleks rezidencial me vila dhe apartamente, një Piazza me të gjitha shërbimet e nevojshme, park të gjelbëruar me terrene sportive dhe akses të drejtpërdrejtë në ‘Lungolagon’ përgjatë Liqenit të Farkës. Prona eshte e organizuar me tre kate, 5 dhoma gjumi dhe 7 banjo. Vila ka hapesira ndenje, hapesira ngrenie, ambient teknik, zyre, lavanderi, spa dhe nje siperfaqe parcele prej 900m2. Me nje pamje fantistike dhe akses direkt te liqenit farke, kjo vile ju ofron nje jetese te qehte larg zhurmes se Tiranes. Rezidenca ka nje akses te menjehereshem nga unaza e re e Tiranes, e cila te cone ne qender per vetem 15 minuta. Nese jeni te interesuar per nje vizit ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni!