Kjo vile e mrekullueshme ndodhet ne nje nga rezidencat me te mira ne Tirane. Colina Verde ndodhet prane TEG-ut me nje akses te menjehershem ne autostrade. Vila ka tre kate, ku kati nentoke ka nje dhome gjumi, nje sallon, nje tualet, dhe dhomen teknike. Megjithese eshte kati nentoke, vila ka akses nga kati nentok dhe kati perdhe ne parcelen e viles. Kati perdhe ka sallonin e dyte, kuzhinen e ndare, tualetin e dyte, dhe sigurisht daljen ne oborrin me pishine. Kati i trete ka tre dhomat e gjumit te tjera, ku dhoma matrimonale, ka nje garderobe private, nje tualet, dhe nje ballkon te vogel. Dy dhomat e tjera, jane te bollshme, dhe ndajne nje tualet. Nese jeni te interesuar per nje vizite ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni!