Rruga Dhimiter Konomi , Vlore
Vetëm pak hapa larg shëtitores së famshme të Lungomares në Vlorë, ky apartament ofron komoditet dhe një vendndodhje të shkëlqyer. Me një planimetri funksionale, apartamenti organizohet me dy dhoma gjumi përgjatë korridorit hyrës dhe një tualet të pozicionuar në mënyrë të përshtatshme pranë dhomave të gjumit dhe ambientit të përbashkët të ndenjës, ngrënies dhe kuzhinës. Ambienti është ndriçuar me spote moderne dhe ka dalje në një verandë të bollshme – ideale për barbeky, relaks dhe për të shijuar pamjen. Kontaktoni tani për një vizitë!