Në shitje apartament 2+1+2 me sipërfaqe totale 115.57 m² bruto dhe 99.20 m² neto, i pozicionuar në katin e 8-të të një rezidence të re në ndërtim në zonën e Kamzës. Godina është e organizuar në 9 kate banimi dhe 1 kat nëntokë. Apartamenti përbëhet nga një sallon dhe kuzhinë me plan të hapur, dy dhoma gjumi, dy tualete ,ku njëri ndodhet brenda dhomës kryesore dhe një ballkon me dalje nga një prej dhomave të gjumit. Me orientim jug-perëndim, ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ky apartament është një mundësi shumë e mirë për banim në një zonë në zhvillim të Tiranës, me një çmim tepër konkurrues prej vetëm 92,000 euro.