Ofrohet me qira apartament 2+1 në zonën e Selvies, në katin e 5-të të një pallati të ri me ashensor. Apartamenti ka një organizim funksional dhe modern, ku përfshihen dy dhoma gjumi (një matrimoniale dhe një për fëmijë), një tualet dhe një sallon me plan të hapur që lidhet me kuzhinën. E vendosur në një nga zonat më kyçe të Tiranës, apartamenti është i mobiluar me stil dhe luksozitet, dhe ka të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode. Pozita është ideale, duke qenë vetëm 5 minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe ofron qasje të lehtë në transport publik, markete, shkolla dhe më shumë. Çmimi i qirasë është 1,000 Euro në muaj.