Rruga Besim Alla , Tirane
Shitet një apartament 2+1 në katin përdhe të një shtëpie private 2 katëshe, i vendosur pranë Spitalit Amerikan 3, në një zonë të qetë dhe shumë të përshtatshme për familje. Apartamenti ka një sipërfaqe ndërtimi prej 129 m² (dhe 134m2 truall) dhe përbëhet nga dy dhoma gjumi, një koridor të bollshëm, një ambient të përbashkët ndenjeje dhe ngrënieje, si dhe një kuzhinë të re, open-space por pak e veçuar, që ofron funksionalitet dhe intimitet gjatë gatimit. Gjithashtu, përfshin një verandë të bollshme para derës kryesore, një ballkon, dhe një oborr të gjelbëruar – hapësirë ideale për relaks dhe për fëmijë. Oborri në dispozicion ka hyrje të ndarë nga apartamenti i katit të dytë. Ambienti është i mobiluar totalisht dhe në mënyrë komode, dhe përfshin edhe vend parkimi të dedikuar. Objekti ka pësuar një restaurim të plotë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, në janar të vitit 2025, duke e bërë gati për banim të menjëhershëm, pa nevojë për investime shtesë. Dhomat dhe ambienti i ndjenjes jane me parket, kurse kuzhina dhe koridori jane me pllaka. Çmimi i shitjes neto: 200.000 euro. 📞 Na kontaktoni për informacion ose vizitë!