Rruga Elbasanit , Tirane
Apartamenti 2+1+2 me qira ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, përgjatë rrugës së Elbasanit, shumë pranë zonës së Liqenit Artificial. Me një sipërfaqe prej 100 m² neto , ai është i organizuar në mënyrë funksionale me dy dhoma gjumi, një sallon të bollshëm të kombinuar me kuzhinën në plan të hapur, dy tualete, një ambient depoje dhe një ballkon. Apartamenti pozicionohet në katin e katërt të një pallati të ri me ashensor dhe ofron mobilim modern dhe cilësor. Falë vendndodhjes strategjike, ky apartament ofron akses të shpejtë në të gjitha fasilitetet kryesore të qytetit dhe përfaqëson një opsion shumë të mirë banimi. Cmimi 1000 euro/muaj.