Kjo vile luksoze ndodhet ne nje kompleks shume privat dhe ekskluziv te vogel dhe familiar. Ndodhet shume pak minuta larg TEG-ut, keshtu qe per cdo nevoj qe mund te keni, si supermarket, kafe, restorant, e keni vetem 5 minuta larg. Vila eshte e organizuar ne tre kate, kati nentoke ka dy postet e parkimit dhe nje dhome te madhe e cila mund te perdoret si zyre, palester ose si nje dhume gjumi e katert. Ne katin perdhe ndodhet dhoma e ndenjes bashke me kuzhinen. E gjithe vila eshte shtruar me parket druri me nje ngjyre kafe te erret e cila shkon me mobilimin luksoz. Ne sallon gjithashtu ka nje oxhak, dhe te gjitha muret e shtepise jane stiluar me nje detaj shume te bukur. Kuzhina eshte e bollshme per nje familje dhe kati perdhe te nxjerr ne nje oborr te madh dhe te gjelberuar. Ne katin e pare ndodhen tre dhomat e gjumit, ku dhoma matrimonale ka nje banjo private dhe nje garderobe shume moderne. Te treja dhomat jane te medhaja, secila me dollape dhe nga nje ballkon secila. Nese keni pyetje ose kerkoni nje vizit ne prone, mos hezitoni te na kontaktoni!