Apartament 1+1 me qira në një pallat ne kompleksin me te ri River Residence, në zonën e Fushës së Aviacionit. Apartamenti ka sipërfaqe neto 58 m², organizim të rregullt dhe orientim lindor, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë paradites. Ndodhet në katin e 6-të banim të një godine të sapo ndërtuar me ashensor, dhe ofrohet totalisht i mobiluar me kushte bashkëkohore. Ambienti është i tipit open space me sallon dhe kuzhinë të integruar, ndërsa dhoma e gjumit ka dalje në ballkon. Apartamenti nuk është banuar më parë dhe ofrohet për herë të parë me qira. Çmimi: 550 EUR/muaj.