Rruga Perivolo , Dhermi
Shitet apartament 1+1 me pamje magjepsëse nga deti në zonën ekskluzive të Drymades, një destinacion ideal për pushime dhe investim të sigurt. Apartamenti në katin 0 është i organizuar në mënyrë funksionale me një dhomë gjumi të veçuar dhe një ambient të hapur që shërben si dhomë gjumi shtesë, kuzhinë dhe hapësirë ngrënieje. Me një orientim drejt perëndimit, ofron pamje të hapur dhe të mrekullueshme drejt detit, duke garantuar perëndime spektakolare çdo mbrëmje. Sipërfaqja bruto është 60 m² ndërsa ajo neto 51 m², dhe përfshin parkim të dedikuar. Ky apartament përfaqëson një mundësi të rrallë për të përjetuar jetesën bregdetare në një nga vijat më të pastra dhe natyrore të bregdetit shqiptar. Çmimi: 220,000 EU. Per me shume informacion ose nje vizite ne prone na kontaktoni!