Liqeni i Thate , Tirane
Shitet apartament modern 2+1+2 me verandë dhe pamje të hapur nga Liqeni Artificial, i pozicionuar në katin e 5-të (i fundit) të një ndërtese të re në ndërtim në zonën elitare mes Liqenit të Thatë dhe Liqenit Artificial. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 195.62 m², nga të cilat 129.55 m² janë sipërfaqe neto, 32.67 m² verandë dhe 162.95 m² sipërfaqe bruto. Organizimi përfshin dy dhoma gjumi, një ambient ndenjeje me kuzhinë open-space, dy tualete, një koridor shpërndarës funksional dhe një verandë të bollshme, e cila ofron një hapësirë ideale për relaks apo aktivitete të jashtme. Falë planimetrisë së rregullt dhe hapësirës së bollshme, ekziston mundësia për ta kthyer apartamentin në një tipologji 3+1+2. Ndodhur në Gradient Residence, apartamenti përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje panoramike në të gjitha drejtimet. Prona ofrohet me çmim 528,500 € (2700 €/m² sipërfaqe totale), ndërsa ofrohet mundësia për blerjen e vendeve të parkimit nëntokësor me çmim prej 45,000 € secili. Në rast se blihen dy vende parkimi, ofrohet ulje e konsiderueshme në çmimin e apartamentit. Ndertimi perfundon ne 2026. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.