Liqeni i Thate , Tirane
Shitet apartament 1+1 me sipërfaqe 86.12 m² bruto dhe 68.47 m² neto, i pozicionuar në katin e 3-të të një ndërtese të re në ndërtim brenda kompleksit modern Gradient Residence, mes Liqenit të Thatë dhe Liqenit Artificial. Apartamenti ka një orientim nga veriu dhe ofron pamje të qartë drejt Liqenit Artificial, duke garantuar një ambient të qetë dhe të ndriçuar në mënyrë natyrale. Organizohet në një dhomë gjumi, një ambient ndenjeje me kuzhinë të tipit open-space, një tualet dhe një ballkon me pamje relaksuese. Projekti është konceptuar për të ofruar standarde të larta banimi dhe një cilësi të lartë ndërtimi. Ndërtimi përfundon në 2026. Çmimi i apartamentit është 232,600 € (€2,700/m²). Opsionalisht ofrohet edhe një vend parkimi nëntokësor me çmim prej 45,000 €. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.