Shitet apartament 3+1 në kompleksin ekskluziv “Vertical Forest”, një nga ndërtesat më moderne dhe të veçanta në kryeqytet, e njohur për arkitekturën e gjelbëruar dhe cilësinë e lartë të ndërtimit. Ndodhet në Rrugën Dervish Hima, një zonë elitare pranë qendrës së Tiranës dhe me akses të shpejtë në të gjitha pikat kryesore të qytetit. Apartamenti pozicionohet në katin e 9-të të një godine 21-katëshe dhe ofron një jetesë të qetë, elegante dhe me pamje të hapura. Përbëhet nga një ambient ndenjeje i bollshëm me ndriçim natyral, kuzhinë të veçuar, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe hapësira të organizuara në mënyrë funksionale. Godina disponon parkim nëntokësor të shtrirë në katër nivele dhe ofron siguri maksimale. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.