Rruga Xhaferr Shaba , Tirane
Shiten vilette e veçantë në kompleksin rezidencial Park Houses, Mjull-Bathore, një nga zonat më të qeta dhe elitare në periferi të Tiranës. Prona ofron një arkitekturë moderne dhe hapësira funksionale, të përshtatshme për një jetesë komode familjare. Vila ka sipërfaqe totale prej 370.46 m² dhe siperfaqe parcele 177 m² , e organizuar në mënyrë praktike me një kuzhinë open space, 3 dhoma gjumi, 4 tualete, një hapësirë zyre dhe ballkone që ofrojnë ndriçim dhe pamje të këndshme. Gjithashtu, përfshin edhe 2 vende parkimi private. Kompleksi rezidencial Park Houses njihet për standardet e larta të ndërtimit, sigurinë dhe gjelbërimin e bollshëm, duke e bërë këtë pronë një mundësi të shkëlqyer si për banim afatgjatë ashtu edhe për investim. Çmimi i shitjes: 660,000 €. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.