Jepet me qira apartament luksoz 2+1+2 pranë TEG, në një nga komplekset më të preferuara rezidenciale të Tiranës. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të dhe ofron një organizim të bollshëm me sallon të madh të hapur bashkë me zonën e ngrënies dhe një ballkon të gjerë, kuzhinë të kompletuar, dy dhoma gjumi (një dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet të dedikuar, si dhe një dhomë me dy krevate tekë), një tualet shtesë dhe një korridor shpërndarës. I pajisur me mobilim modern dhe cilësi të lartë, apartamenti garanton rehati dhe stil bashkëkohor. Përfshihet edhe vend parkimi i dedikuar, duke e bërë pronën të plotë për banim familjar ose profesionistë që kërkojnë komoditet dhe akses të menjëhershëm pranë TEG-ut. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.