Jepet me qera duplex i restauruar me sipërfaqe 125 m², i pozicionuar në një zonë me akses të menjëhershëm dhe pamje nga rruga kryesore – perfekt për shfrytëzim si zyrë apo hapësirë biznesi. Prona ndodhet në katin e 4-t të një ndërtese me ashensor dhe është e organizuar në dy kate praktike. Kati i parë përfshin një hapësirë të hapur të përshtatshme për recepsion ose open space, një tualet dhe një kuzhinë të vogël të veçuar, që mund të shërbejë si kënd teknik ose kënd pushimi për stafin. Kati i dytë përbëhet nga dy ambiente të ndara, një tualet me dush si dhe dalje në ballkon. Çdo kat ka ballkon dhe çdo hapësirë është e pajisur me kondicioner, duke ofruar kushte optimale pune. Ky duplex përfaqëson një zgjidhje funksionale për zyra, studio profesionale apo aktivitete të tjera biznesi, në një vendndodhje strategjike dhe me vizibilitet të lartë. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.