Drymades , Vlore
Shitet apartament 1+1 me pamje mahnitëse nga deti në kompleksin Square Village, në zonën e preferuar të Drymades. Apartamenti ndodhet në një kompleks modern në ndërtim dhe ofron komoditet, stil bashkëkohor dhe një vendndodhje perfekte për pushime apo investim afatgjatë. Ka një sipërfaqe neto prej 74.84 m² dhe sipërfaqe bruto prej 88.31 m², me orientim që siguron ndriçim dhe pamje panoramike nga deti. Aktualisht ndodhet në fazë karabina. Çmimi është 3,000 €/m², me vlerë totale 265,000 €. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në projekt, na kontaktoni.