Autostrada Tiranë-Durrës , Tirane
Jepet me qira ambient komercial 2-katësh, me sipërfaqe totale 4,600 m², i pozicionuar buzë Autostradës Tiranë–Durrës. Secili kat është 2,300 m² dhe disponon 8 tualete dhe 6 zyra, me priza monofazore dhe trefazore çdo 20 m. Kati i parë ka lartësi 6.3 m dhe kati i dytë 4.5 m. Objekti ofron ujë 24 orë, gabinë elektrike 20,000 kV të dedikuar, sistem zjarfikës, dy ashensorë industrialë nga 2 ton secili, si dhe parkim për mbi 50 automjete. Prona ka certifikatë të rregullt pronësie dhe godina është e përfunduar. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.