Pranë Casa Italia , Tirane
Jepet me qira ambient komercial 1-katësh pranë Casa Italia, me sipërfaqe totale 3,000 m². Ambienti është i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme biznesi si depo, prodhim apo qendër logjistike. Prona përfshin 5 tualete dhe 4 zyra funksionale, si dhe priza monofazore dhe trefazore çdo 20 metra. Objekti ka ujë 24 orë, gabinë elektrike të dedikuar me kapacitet 20,000 kV, sistem zjarfikës të instaluar dhe një ashensor industrial me kapacitet 2 ton. Në pjesën e jashtme ofrohet parkim për mbi 30 automjete. Prona disponon certifikatë të rregullt pronësie. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni.