Jepet me qira ambient zyrash me sipërfaqe totale 423 m², i pozicionuar në një nga ndërtesat më moderne dhe ikonike në qendër të Tiranës, vetëm pak hapa larg Sheshit Skënderbej. Prona ndodhet në një godinë të re me arkitekturë bashkëkohore, e ndërtuar me standarde të larta ndërtimi dhe teknologji të avancuar të menaxhimit të hapësirës. Ambientet janë të ndara në 4 hapësira funksionale, të përshtatshme për zyra ekzekutive, kompani ndërkombëtare, institucione financiare apo agjenci të shërbimeve profesionale. Hapësira ofron ndriçim natyral të bollshëm, sisteme moderne ngrohje-ftohjeje, izolim akustik dhe pamje panoramike mbi qendrën e Tiranës. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.