Kjo vilë elegante është pjesë e një kompleksi rezidencial luksoz në zonën e qetë dhe të gjelbëruar pranë TEG, duke ofruar një kombinim perfekt mes komoditetit, privatësisë dhe një stili bashkëkohor të jetesës. E ndërtuar me standarde të larta arkitektonike, ajo garanton cilësi ndërtimi, hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Vila ka një sipërfaqe totale prej 326.2 m², të shpërndarë në tre kate funksionale. Në katin -1 me sipërfaqe 103.1 m² ndodhet një dhomë e madhe, një tualet, një lavanderi dhe një garazh i brendshëm që ofron akses të drejtpërdrejtë në banesë. Kati 0, me sipërfaqe 101.2 m², përbëhet nga një sallon i gjerë ndenjeje i integruar me ambient gatimi dhe ngrënieje, duke krijuar një hapësirë të hapur dhe mikpritëse për jetën familjare dhe sociale. Në katin +1, me sipërfaqe 121.9 m², ndodhen tre dhoma gjumi dhe tre tualete; dy nga dhomat janë të pajisura me walk-in garderobë, duke shtuar funksionalitet dhe elegancë. Prona shtrihet në një parcelë prej 350 m², e rrethuar me gjelbërim dhe hapësira të dedikuara për relaks dhe aktivitete në natyrë. Vila gjithashtu disponon dy vende parkimi, përfshirë garazhin e brendshëm. E pozicionuar vetëm pak minuta larg nga TEG dhe Unaza e Madhe, kjo vilë përfaqëson një mundësi të rrallë për ata që kërkojnë një jetesë të qetë, të rafinuar dhe afër qytetit. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, ju lutemi na kontaktoni.