Apartament 2+1 me qira në qendër të Tiranës, i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati të ri me ashensor dhe ndërtim cilësor. Prona ka një sipërfaqe prej 79.8 m² neto dhe 94.31 m² bruto, dhe ofron një organizim të brendshëm shumë funksional me dy dhoma gjumi, një sallon të bollshëm me kuzhinë të integruar dhe një tualet. Ambienti është i përshtatshëm si për banim familjar, ashtu edhe për profesionistë që kërkojnë të jetojnë në një nga zonat më qendrore dhe të aksesueshme të qytetit. Pallati ofron standarde të larta ndërtimi dhe një komunitet të qetë. Disponohet gjithashtu parkim nëntokësor me pagesë shtesë prej 150 euro në muaj. Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.