Rruga Gramoz Pashko , Tirane
Me një sipërfaqe prej 110 m2, ky apartament ndodhet në katin e parë të një ndërtese cilësore dhe ofron një organizim shumë funksional: dy dhoma gjumi, dy banjo, një sallon të bollshëm me dy oxhaqe funksionalë dhe dalje në verandën e madhe, ideale për momente relaksi apo pritje miqsh. Ndodhet në Rrugën Gramoz Pashko, një nga zonat më të kërkuara për jetesë të qetë dhe të sigurt në Tiranë, pranë rezidencave të Vilave Gjermane. Apartamenti ofrohet i mobiluar me stil dhe gati për banim të menjëhershëm. Për më shumë informacion ose për të rezervuar n vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.