Jepet me qira një ambient 47 m² në Rezidencën Kaimi, në Rrugën Pasho Hysa, shumë pranë zonës së Ali Demit. Ambienti ndodhet në katin 0 dhe ofrohet i pamobiluar, i përshtatshëm për zyrë, studio profesionale ose aktivitete shërbimi. Prona është sapo ndërtuar dhe disponon kondicioner, parket AC4, dritare dopio xham termik me grila, termoizolim me lesh guri 8 cm, izolim akustik, si dhe sistem aspirimi të dedikuar. Orientimi Lindje–Jug–Perëndim siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa zona karakterizohet nga ajri i pastër, gjelbërimi dhe afërsia me Liqenin e Farkës. Ambienti ka lartësi 2.95 m dhe është ndërtuar sipas standardeve moderne. Për më shumë informacion ose për të rezervuar vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.