Plazhi i Palasës , Tirane
Kjo vilë elegante në Green Coast 2 ofron një standard të lartë jetese brenda një rezidence bregdetare të konceptuar si resort privat, me arkitekturë moderne, privatësi dhe ambiente të kuruara për një stil jetese ekskluziv. Me një sipërfaqe ndërtimi prej 279.61 m², vila është e organizuar në nivelet -1, 0, 1 dhe tarracë, duke ofruar hapësira të bollshme dhe funksionale për jetesë, relaks dhe pritje. Prona përfshin 3 dhoma gjumi, një sallon të gjerë, 5 tualete dhe një tarracë private, ideale për ambiente lounge apo darka në privatësi. Kombinimi i hapësirës, pozicionimit dhe cilësisë së rezidencës e bën këtë vilë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë komfort, elegancë dhe investim në një nga projektet më prestigjioze bregdetare.