Rruga Hiqmet Buzi , Tirane
Apartament 2+1 me qira pranë Liqenit Artificial, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për banim. Prona është e organizuar në mënyrë funksionale, me një ambient të bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje, kuzhinë të integruar, dy dhoma gjumi komode dhe dalje në një ballkon të gjerë, ideal për çlodhje dhe përdorim të përditshëm. Apartamenti është i mobiluar në stil modern dhe i pajisur me lavatriçe dhe tharëse, duke ofruar komoditet të plotë për banim afatgjatë. Vendndodhja siguron akses të shpejtë në Parkun e Liqenit, zona rekreative, restorante, shërbime dhe qendrën e qytetit.