Apartament luksoz me qira në një nga zonat më prestigjioze të Tiranës, Bllok. I pozicionuar në katin e 7-të, ky apartament ofron një sipërfaqe neto prej 127 m2, të organizuar në mënyrë të shkëlqyer. Hyrja të çon drejt një salloni të hapur dhe elegant, bashkuar me ambientin e ngrënies dhe kuzhinën moderne. Apartamenti përfshin gjithashtu dy dhoma gjumi komode dhe dy tualete të pajisura me standarde të larta. I mobiluar me stil modern dhe i investuar në çdo detaj, apartamenti ofron gjithçka të re dhe bashkëkohore. Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni.