Rruga Reshit Petrela , Tirane
Shitet apartament pranë stacionit të trenit dhe Arkivës së Shtetit, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për afërsinë me qendrën e qytetit. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri me dy ashensorë dhe ka një sipërfaqe prej 116 m². Organizimi përfshin një sallon të bollshëm, kuzhinë moderne, dy dhoma gjumi të ndriçuara, dy tualete, një ballkon dhe një depo. Shitet i mobiluar si në foto, me arredim modern dhe funksional. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni.