Ofrohet ambient në katin 0, me hapësirë të bollshme dhe pozicion strategjik që garanton shumë vizibilitet dhe akses të lehtë nga rruga kryesore. Ambienti ka një sipërfaqe prej 165 m², të organizuar në një hapësirë open space, një depo dhe një tualet, duke ofruar fleksibilitet maksimal për organizimin e planimetrisë sipas nevojave tuaja. Gjithashtu, janë të pranishme instalimet hidraulike për ndërtimin e një tualeti të dytë, duke ofruar mundësi shtesë për përshtatjen e hapësirës. Përveç kësaj, disponon një hapësirë të jashtme prej 150 m² përpara ambientit, e cila mund të shfrytëzohet kundrejt një pagese mujore në bashki prej 20,000 lekësh. Një avantazh i rëndësishëm i kësaj prone janë mundësitë shumë të mira për parkim, që e bëjnë të përshtatshme dhe praktike për klientët dhe stafin tuaj. Pozicionimi pranë Spitalit Ushtarak e bën këtë ambient veçanërisht të favorshëm për biznese që kërkojnë një zonë me lëvizshmëri të lartë dhe fluks të vazhdueshëm klientësh. Prona është shumë e favorshme për tu ndarë në 2 pjesë të pavarura sipas kërkesës së qiramarrësve per hapësira më të vogla. Cmimi është i diskutueshëm në lidhje me tatimin. Për më shumë informacion dhe vizita, na kontaktoni!