Rruga Panorama e Liqenit , Tirane
Kjo vile e ngjitur ju jep mundesine e jeteses luksoze larg zhurmes dhe tymit te Tiranes. Me nje pamje fantastike te Liqenit te Farkes, kjo vile ndodhet ne rrjeshtin e dyte te rezidences, por pamja eshte e pabllokuar, sepse tarrace e vilave ne rrjeshtin e pare vin ne nivele me dyshemen tuaj. Ne katin nentoke ndodhen dy postet e parkimit bashke me nje dhome teknike. Ne katin perdhe eshte nje dhome gjumi, nje banjo dhe salloni dhe kuzhina te cilat jane te hapura me "open concept", te cilat dalin ne nje verande me hapesire prej 44 m2. Gjithashtu, keni dhe pishine private te bollshme, me siperfaqe 33m2. Ne katin e pare ndodhen dy dhomat e tjera, dy ballkone, dhe nje banjo tjeter. Kjo vile ka nje cmime shume te mire, per cfare ofron ajo dhe kompleksi. Nese jeni te interesuar per nje vizit ne prone mos hezitoni te na kontaktoni!