Apartament 2+1 për Qira tek Rruga e Barrikadave Ky apartament ndodhet në një zonë shumë të kërkuar, afër qendrës dhe pranë Gjimnazit "Sami Frashëri", me akses të lehtë në të gjitha shërbimet dhe transportin publik. Apartamenti është në katin 9 të një pallati të ri, i cili ka ashensor, dhe është i parafundit. Karakteristikat kryesore: Dy dhoma gjumi dhe një sallon, të gjitha me dalje në ballkon. Pamje të jashtëzakonshme nga Mali i Dajti, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, pasi apartamenti është i orientuar nga lindja. I mobiluar plotësisht me dy kondicionerë. Një banjo e kompletuar. Ky apartament ofron kushte komode dhe është ideal për ata që duan të jetojnë afër qendrës, por gjithashtu të kenë qetësinë e një zone të banuar dhe me shumë mundësi.