Rruga Xibrakeve , Tirane
Shitet apartament modern 2+1+2 i pozicionuar në një zonë të qetë dhe të rrethuar nga gjelbërimi prane Bllokut te Vilave te Xibraku, ne Sauk. Apartamenti ne katin e 5-të me orientim Jug-Perendim ka sipërfaqe neto 103 m2 dhe sipërfaqe bruto 122 m2. Ky ambient ofron një sallon të bollshëm me kuzhinë të hapur, dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale ka tualet privat dhe një llozhë. Apartamenti ka në total dy tualete të mirëorganizuar për komoditet maksimal. Vend parkimi me kosto ekstra sigurohet në katin -1. Ndërtimi është në fazë pllake dhe supozohet të jetë gati në vjeshtë. Cmimi: 208.000 € (1700€/m2) 📞 Na kontaktoni për më shumë informacion mbi prona të ngjashme apo një vizitë në pronë!