Zyre 30 m2 per qera ne Bllok

Rruga Ibrahim Rugova , Tirane

1 TU
30 m2
EUR 600 /muaj
Me Qera

Informacion

ID
4177
Kategoria e Pronës
Komerciale
Tipi i Pronës
Zyrë
Lloji
Me qera
Çmimi
EUR 600 /muaj
Sipërfaqja
30 m2

Përshkrimi

Zyre me qira rreth 28-30 m2 per "office shared ".Zyra ndodhet në një lokacion të kërkuar dhe prestigjioz në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për profesionistë dhe konsulentë biznesi që kërkojnë një hapësirë moderne dhe të fokusuara, pa pasur lëvizje klientele brenda zyrës. Ndodhet në një pallat të ri, të dedikuar kryesisht për zyra, me dy ashensore dhe është vendosur në katin e 5, ku çdo kat ka kryesisht zyra, duke ofruar një mjedis të qetë dhe të përqendruar në punë. Zyra është pjesë e një hapësire totale prej 140 m², e ndarë në disa zona, përfshirë një tualet brenda, një zyrë mbledhje, kuzhinë,nje ballkon dhe një hapësirë open space me poste pune të arreduara plotësisht, si dhe një kënd recepsioni. Hapesira që ofrohet ka dritë natyrale gjatë pjesës së dytë të ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm, i cili mund të akomodojë nga 2 deri në 4 poste pune. Për takime të veçanta, mund të shfrytëzohet gjithashtu zyra personale, e cila është aktualisht në dispozicion. Personat që ndodhen aktualisht në hapësirë janë një filial i një firme serioze konsulence hotelerie. Çmimi për qira varion nga 500 deri në 700 Euro bruto në muaj, në varësi të numrit të personave që do të ndodhen në zyrë, dhe përfshin tarifat mujore të shërbimeve (ujë, drita, internet, etj.).

Sipërfaqja

Sipërfaqja Totale
30 m2
Sipërfaqja e Brendshme
30 m2

Adresa

Rruga
Rruga Ibrahim Rugova
Qyteti
Tirane
Shteti
Albania

Detaje

Kati i Pronës
5
Faza e Ndërtimit
Completed
Tualetet
1
Ballkonet
1
Lloji i Kuzhinës
Mëvete
Mobilimi
E Mobiluar
Tipi i Dyshemesë
Pllaka

Planimetria

Eksploro zonën