Lunder , Tirane
Vila e bashkëngjitur me një sipërfaqe parcele prej 269 m², ofron rehati dhe funksionalitet në një rezidencë të qetë me komunitet të përzgjedhur dhe infrastrukturë moderne. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 350 m², e organizuar në 4 kate dhe e pajisur me ashensor për akses të lehtësuar në çdo nivel. Oborri privat dhe parkimi për 2 makina (25 m²) plotësojnë nevojat për komoditet. 🔹 Kati përdhe (80 m²): hapësirë open space me ambient ndenjeje, kuzhinë/ngrënie dhe tualet. 🔹 Kati +1 (85 m²): 2 dhoma gjumi, 2 tualete, depo dhe atrium. 🔹 Kati +2 (59 m²): dhomë gjumi matrimoniale me garderobë, tualet dhe verandë të bollshme prej 47 m² për relaks. 🔹 Kati -1 (80 m²): ambient ndenjeje, palestër, lavanderi, kantinë, frigorifer-depo dhe dhomë teknike. Vila shitet në gjëndjen e paraqitur me foto reale duke ju dhënë mundësi për investim të personalizuar. 💰 Çmimi: 780,000 € (i negociueshëm) – Pranohet klering me apartamente/makina dhe ofrohet financim bankar. 📞 Na kontaktoni për më shumë informacion ose një vizitë në pronë!