Gjiri Lalezit , Durres
E vendosur në brigjet me rërë të artë të Gjirit të Lalzit, ky resort luksoz ofron shërbime dhe facilitete të nivelit më të lartë në një mjedis natyror të jashtëzakonshëm. Godina elegante e apartamenteve ndodhet literalish në vijën bregdetare, e rrethuar nga vila të mrekullueshme dhe peizazhe mahnitëse. Apartamenti përfshin 2 dhoma gjumi, 2 banjo dhe një ambient të hapur ndenjeje me kuzhinë dhe dhomë ngrënieje që ka dalje në një verandë të bollshme – perfekte për relaks me pamje të jashtëzakonshme. Vetëm pak minuta larg nga Tirana, me infrastrukturën e re të planifikuar që pritet të shkurtojë udhëtimin në vetëm 20 minuta, kjo pronë është një destinacion ideal gjatë gjithë vitit dhe një mundësi investimi mjaft premtuese. Na kontaktoni për një vizitë!