Gjiri Lalezit , Durres
E vendosur në brigjet mahnitëse me rërë të artë të Gjirit të Lalzit, ky apartament elegant me 1 dhomë gjumi është pjesë e një resorti luksoz që ofron shërbime cilësore dhe facilitete të shkëlqyera. I rrethuar nga vila luksoze dhe natyrë e mrekullueshme, apartamenti ndodhet vetëm disa hapa larg detit – zgjedhja ideale për një jetë bregdetare. Prona përfshin një dhomë gjumi të bollshme, një banjo moderne, kuzhinë dhe ambient ngrënieje të ndarë nga dhoma e ndenjjes. Të gjitha ambientet ndriçohen natyralisht nëpërmjet dritareve të mëdha, të cilat krijojnë një atmosferë të ndritshme dhe mikpritëse, duke ofruar pamje të këndshme të natyrës përreth. Vetëm 40 minuta larg nga Tirana – dhe me infrastrukturën e re të planifikuar që pritet ta shkurtojë udhëtimin në vetëm 20 minuta – kjo pronë është një zgjedhje perfekte për pushime gjatë gjithë vitit si dhe një mundësi investimi mjaft premtuese. Na kontaktoni për një vizitë!