Gjiri i Lalezit , Durres
Ky penthouse ëndrrash buzë detit, që pret pronarët e tij të parë, ndodhet në brigjet e virgjëra të Gjirit të Lalzit dhe ofron pamje panoramike mahnitëse nga një verandë e gjerë – perfekte për një stil jetese që ndërthur ambientet e brendshme me ato të jashtme. Pjesë e një resorti elitar që ofron shërbime gjatë gjithë vitit, hotele dhe restorante 5-yllëshe, si dhe vila ekskluzive buzë plazheve me rërë të artë, ky apartament kombinon qetësinë bregdetare me luksin bashkëkohor. Vetëm 40 minuta nga Tirana, me infrastrukturë të re në ndërtim që pritet të përgjysmojë distancën, ky është jo vetëm një vend i mrekullueshëm për të jetuar por edhe një investim i mençur. Penthouse përfshin 3 dhoma gjumi, 2 banjo, një ambient të hapur dhe të bollshëm për ndenje, ngrënie dhe gatim. Një nga dhomat ka ballkon privat, ndërsa veranda e madhe – me dalje direkte nga zona e ndenjes – ofron pamje mbresëlënëse dhe mundësi të pafundme për arredim. Dritaret dhe dyert e mëdha prej xhami e mbushin apartamentin me dritë natyrale, duke ofruar pamje të mrekullueshme të natyrës përreth, lindjes së diellit mbi male dhe perëndimit madhështor mbi det.